Prangosen dy vëllezërit në Tiranë, u kapën me 8 kg kanabis (EMRAT)

13 November 2023, 18:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prangosen dy vëllezërit në Tiranë, u kapën me 8 kg
Foto ilustruese

Dy vëllezër nga fshati Bulçesh janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi u është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabisi.

Policia bën me dije se vëllezërve, Saimir Aruci, Oltjan Aruci, u është gjetur një sasi prej 7.8 kilogram kokainë gjatë kontrollit në banesat e tyre në fshatin pranë Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçesh”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.    

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.     

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video