Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në Drejtorinë e Investimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Taulant Tusha.
Zyrat, që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit, janë kontrolluar me imtësi nga agjentët përfshirë kompjutera, dokumentacion e pajisje.
Operacioni ka nisur në orët e mëngjesit kur zyrat sapo ishim hapur. Nuk ka konfirmim zyrtar për kërkesë mase sigurie apo urdhëri arresti deri tani.
Taulant Tushe ndodhet pas prangave për çështjen e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Aktualisht drejtoria e investimeve është ndarë në dy degë dhe drejtohet nga Henrik Hysenbegasi dhe Ilda Qazimllari.