PAMJE si në "BURG"/ Si 35 vjeçari “NGUJOI” nënën, gruan, vajzën brenda shtëpisë me KAMERA dhe në tualet!

26 January 2024, 13:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJE si në "BURG"/ Si 35 vjeçari “NGUJOI”
Jetnor Zhaboli

VoxNews ka siguruar pamje nga banesa e Jetnor Zhaboli, ku nëna, nusja dhe vajzën e mitur jetonin mes dhunës fizike dhe presionit psikologjik, ndërkohë që sa herë dilte nga banesa ai i mbyllte me kyç në banesë dhe i monitoronte me kamera.

Edhe në pjesën e jashtme të derës së apartamentit në Selitë të vjetër, ku jetonin ai kishte vendosur 2 kamera për të monitoruar kush hynte e dilte. 

Policia kishte marrë informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur.

Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës.

PAMJE si në "BURG"/ Si 35 vjeçari “NGUJOI”

Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Pamje nga banesa e 35 vjeçarit:

 


Video