Berisha nxjerr foton e 2013 të përmbytjes së Tiranës, reagon Veliaj: Ke degraduar në pusetat e kryeqytetit

20 November 2022, 21:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha nxjerr foton e 2013 të përmbytjes së Tiranës, reagon
Berisha nxjerr foton e 2013 të përmbytjes së Tiranës, reagon Veliaj: Ke degraduar në pusetat e kryeqytetit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar me ironi ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit publikoi një foto nga Tirana e përmbytur. Por kryetari i PD-së, ka publikuar një foto të vjetër, ish-parkingun pranë ETC-së, dikur edhe lavazh, ku makinat e parkuara janë mbuluar nga uji.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se fotoja e përdorur nga Berisha është e vitit 2013 nga parkingu i ETC-së, kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha.

“Foto 1 e Tiranës së Saliut 2013, parkingu i ETC. Foto 2 e Tiranës sot, i njëjti vend DoqnTown One! Por, seniliteti dhe ligësia e tij – që çdo fatkeqësi kërkon ta përdorë banalisht – janë fatkeqësia e një force që ka degraduar bashkë me të në pusetat e Tiranës #PisBurrë”, shprehet Veliaj.


Video