Në Mynih të Gjermanisë është organizuar ceremonia në nderim të festave kombëtare të Shqipërisë.
Me angazhimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe konsull Arten Hanku në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Wyrzburg, Markus Scheuman, morën pjesë presidenti i qeverisë së Bavarisë së sipërme Konrad Schober, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Sonila Hysi, përfaqësues të trupit diplomatike, të medias, biznesit dhe komunitetit shqiptar.
Festa ishte konceptuar edhe si një aktivitet për promovimin e artit, turizmit, kulturës dhe traditave të vendit tonë dhe u zhvillua në sallën e festive të Akademisë së Artistëve
Për të pranishmit interpretuan artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Ndërsa një fragment i dramës Burrnesha u soll me kontributin e regjisores Valbona Xibri dhe aktores ukrainase Maria Maschenko.
Gjithashtu edhe violinist Rubens Turku dhe kolegia e tij pianiste Tatiana Chernichka dhe grupi i valleve të shoqatës 'Iliria' sollën momente festive.