“Harta e zonave në rrezik përmbytje pritet të zgjerohet”, sinoptikanët: Deri kur zgjasin reshjet

20 November 2022, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Harta e zonave në rrezik përmbytje pritet të
Pamje nga permbytjet

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës. Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër dhe tre në Malësinë e madhe janë evakuuar.

Sipas sinoptikanëve, harta e zonave në rrezik përmbytje pritet të zgjerohet më tej.

“Dita e hënë do të sjellë dobësim të reshjeve për t’i rikthyer sërish të martën dhe të mërkurën duke sjellë reshje intensive dhe duke zgjeruar hartën e përmbytjeve edhe me Vlorën. Pjesa më e madhe Ultësirës Perëndimore rrezikohet nga përmbytjet”.

Vetëm pas të mërkurës pritet përmirësim i motit, por me temperatura me të ulëta. “Parashikohet që të kemi përmirësim të dukshëm të motit nga dita e enjte ku do ketë ndërprerje të reshjeve”.

Sipas sinoptikanëve muaji nëntor ka sjellë dyfish më shumë reshje se e njëjta periudhë të një viti më parë, kryesisht në zonat veriore dhe ato qendrore.


Video