Bënte porosi online dhe ua grabiste atë korrierëve, përfundon në pranga 32-vjeçari

28 December 2024, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bënte porosi online dhe ua grabiste atë korrierëve,
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ai bënte porosi online dhe sapo konstatonte mbërritjen e korrierëve, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i vidhte porosine pa e paguar atë.

32-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën vepër penale.

Sipas policisë dokumentohen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në të dhënat e marra se një shtetas thyente masën e sigurisë dhe kryente vjedhje nën kërcenimin e një mjeti prerës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porositësi”.

Si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas porosiste produktet(aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në datat 15,21, dhe 27.12.2024, ka kryer të njëjtën veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video