A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kuvendi ka miratuar projektligjet në rendin e ditës.
Parlamenti rrëzoi me 74 vota kundër, ligjin që ktheu presidenti Bajram Begaj 'Për inspektimin'.
Ndërkohë, është miratuar edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Hetimori në Shëndetësi është zgjatur deri në 14 nëntor.