Hodhi sprai në seancë, deputetja e PD-së Elda Hoti paraqitet në SPAK

31 October 2024, 10:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhi sprai në seancë, deputetja e PD-së Elda Hoti paraqitet
Elda Hoti

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u thirr nga SPAK këtë të enjte për ngjarjen e ndodhur në seancën e 17 tetorit në Kuvend.

Ajo hapi dy shishe që tha se ishin me parfum dhe spërkati disa karrige në Kuvend.

Policia referoi materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për deputeten Elda Hoti, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.

Pasi doli nga SPAK, Hoti u shpreh se ishte aty pas një akuze qesharake të policisë së Edi Ramës.

“Akuzë qesharake që më ka bërë policia politike e Edi Ramës, SPAK më merr sot në pyetje, ndërsa për dhjetëra padi për miliarda euro që ka bërë PD i duhen vite.  

Deklarova atë që deklarova dhe në Parlament, është qesharake që shqiptarët të merren me atë që ndodhi në Kuvend. Sot shqetësim për shqiptarët dihet të jetë ajo që ndodhi një ditë më parë në Shkodër ku u vranë 3 persona”, u shpreh Elda Hoti. 

 


Video