Autobotë me ujë, 11000 efektivë dhe maska kundragaz/ "Blindohet" Kuvendi para protestës (VD)

13 February 2023, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autobotë me ujë, 11000 efektivë dhe maska kundragaz/
Policia para Kuvendit

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të ruajtur sigurinë në lidhje me protestën e thirrur nga opozita në orën 17:00 ditën e sotme rreth Kuvendit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, një numër i madh efektivësh kanë rrethuar godinën duke ardhur me fugona të shumtë, teksa kanë mbërritur edhe autobotë me ujë. Efektivët janë të pajisur edhe me maska kundragaz.

Rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës sot para Parlamentit. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Po ashtu, policia ka marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku prej orës 15:00 është kufizuar qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.



Video