EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar

13 February 2023, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar
Foto ilustruese

Është ndarë ditën e sotme nga jeta arkitekti i njohur korçar Petraq Kolevica. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e Bashkisë së Korçë, ku shprehet se Petraq Kolevica la në qytetin juglindor një pasuri arkitekturore.

Njoftimi:

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar Petraq Kolevica.

Dashuria për profesionin e tij ishte po aq e përafërt me botën e librave, e mbase ky ka qenë motivi kryesor i projektimit të godinës së bibliotekës së qytetit.

Mjeshtër me shumë tituj dhe çmime, Petraq Kolevica la në qytetin tonë një pasuri arkitekturore.

Mirënjohje pa fund! Prehu në paqe mjeshtër!

EMRI+FOTO/ Ndahet nga jeta arkitekti i njohur korçar


Video