Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar është zhdukur në rrethana misterioze në Greqi. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Altin Kodra, me origjinë nga qyteti i Laçit.
Mediat greke raportojnë se ai është zhdukur pa asnjë gjurmë që prej 18 Korrikut, teksa autoritetet greke kanë kërkuar dhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ai është parë për herë të fundit në Myrina Lemnos të Egjeut të Veriut.
Altin Kodra është me gjatësi 1.70, flokë të zinj e të shkurtër dhe sy kafe. Për zhdukjen e tij është aktivizuar edhe “Missing Alert”. Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë 24 orë në 24 orë në “Linjën Kombëtare për Personat e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Greqi, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.
