Arrestohet në Tiranë autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos, kushëri me viktimën

12 June 2025, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Tiranë autori i vrasjes së 65-vjeçarit
Foto ilustruese

Autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos është arrestuar në Tiranë këtë mëngjes.

Mësohet se autori është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Velsula u gjet mbrëmjen e së mërkurës buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.

Viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trup, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes së 65-vjeçarit, ndërsa pritet dëshmia e autorit.


Video