Arrestimi i Evis Berberit/ Bardhi akuzon për krijimin e skemave të korrupsionit. Balluku braktis Kuvendin

21 March 2024, 18:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Evis Berberit/ Bardhi akuzon për krijimin e skemave të
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, e cilësoi korruptiv vendimin për të financuar 100% nga buxheti i shtetit ndërtimin e portit te ri në Durrës.

Nga foltorja e Kuvendit, ai e ballafaqoi ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama me 4 versione të ndryshme financimi, të dhëna prej tyre në më pak se një vit.

"Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin.

U zotuan këtu se për portin e Durrësit nuk do jepnin asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milion euro".

Bardhi akuzoi ministren Balluku për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të Autoritetit Rrugor.

"Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në Hënë.

Këta që kanë një sistem patronazhistësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bëjnë drejtorët e tyre.

Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i Autoritetit Rrugor kishte vjedhur 1.5 milion euro".

Gjatë kohës që Bardhi foli në Kuvend, ministrja Balluku u largua nga salla pa dhënë përgjigje, edhe pse gjatë gjithë ditës replikoi me deputetët për çështje të tjera.

"Ja iku zonja. S’ka lënë sot gjatë gjithë ditës gënjeshtër pa u thënë kolegëve. Kur e dinte se për çfarë do të flitej, u largua", tha Bardhi.


Video