Apeli rrëzon Belerin: Përgjimet e bëra ndaj tij janë të ligjshme

13 July 2023, 20:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli rrëzon Belerin: Përgjimet e bëra ndaj tij janë të
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë te lokali i kushëririt të tij në Himarë, teksa paguante para për të blerë vota

Apeli ka rrëzuar pretendimet e Fredi Belerit për të shpallur të paligjshme përgjimet që u kryen ndaj tij një ditë para zgjedhjeve vendore për Bashkinë e Himarës.

Gjyqtari Florjan Kalaja miratoi si të ligjshëm vendimin e Shkallës së Parë që i bën vlefshme veprimet hetimore të Prokurorisë së Vlorës kundër Belerit.

Përgjimet ndaj Belerit si dhe sekuestrimi në flagrancë i shumë së parave dhe listës së votave për të cilat do të paguheshin, janë provat e forta të organit të akuzës.

Beleri ndodhet pas hekurave që prej 12 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Arrestimi i Belerit ka shkaktuar reagimin e fortë të shtetit grek që pretendon për shkelje të të drejtave të njeriut, por autoritetet shqiptare i janë përgjigjur duke deklaruar se çështja i përket tërësisht sistemit të ri të drejtësisë.


Video