Apeli i GJKKO-së lë në burg Fredi Belerin

26 January 2024, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO-së lë në burg Fredi Belerin
Fredi Beleri në kafazin e GJKKO

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kishte kërkuar ndryshimin e masës me shpresën edhe se do të arrinte të betohej në detyrë, por Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lë në fuqi masën “arrest në burg”.

Kujtojmë se dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa po tentonte të blente vota, duke paguar të paktën 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota.

Prokurorët zbuluan komunikimet e tij me të infiltruarin e policisë, teksa ky i fundit është arratisur jashtë Shqipërisë për shkak se siç ka deklaruar i vëllai, e kanë kërcënuar me vdekje persona të afërt me Belerin.


Video