Ambasadorja Kim uron ditën e lirisë së shtypit me gazetarin e Ylli Ndroqit: Media duhet e pavarur

3 May 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasadorja Kim uron ditën e lirisë së shtypit me gazetarin e

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja amerikane në Tiranë thekson se “që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.

“Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë”, vijon mesazhi i ambasades.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: 

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.

Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

Ambasadorja Kim uron ditën e lirisë së shtypit me gazetarin e

Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘non grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA.

Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.


Video