
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 535 testime, ndërsa 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto bashki:
6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.
Janë 375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.