Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftim për familjet shqiptare në zonat e prekura nga zjarret

24 July 2023, 20:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftim për familjet

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se është në kontakt me familjet shqiptare që ndodhen në zonat e rrezikut të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Në një postim në llogarinë e Facebook të ambasadës, njoftohet se u vjen në ndihmë të qytetarëve në zonat e prekura të cilët kanë nevojë për ndihmë. Zyrtarët e ambasadës solidarozihen me Greqin dhe popullin e saj në këto ditë të vështira.

Gjithashtu, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke për të marrë informacion rreth familjeve shqiptare në zonat e prekura nga zjarret.

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile , në numrat e telefonit:

0030-213 1510903
0030-213 1510953
Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit:

0030-210 3681730
0030-210 3681259
0030-210 3681350
Ambasadën në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve  dhe në adresën e email-it [email protected].
Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Marrë nga facebook.com/AlEmbassyGreece/

Mëngjesin e sotëm kanë nisur sërish evakuimet në disa zona ku rrezikohen jetët e qytetarëve. Sipas një njoftimi të Rojës Bregdetare, 59 persona u shpëtuan nga plazhi i Nisaki në Korfuz.

Zajrri në Rodos, fronti është zhvendosur në lindje, drejt Malonës dhe Massarit. Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë gjatë gjithë natës mbetën në frontet e shpërndara të zjarrit. Në operacion kanë qenë 266 zjarrfikës me 55 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore, ndërsa nga ajri po ndihmojnë tre helikopterë dhe tre avionë.

Në Korfuz,Forcat e Zjarrfikësve po bëjnë përpjekje për të ndalur frontin e zjarrit të rënë pasditen e djeshme, me vatra të ndryshme, në zonën e Perithisë në veri të Korfuzit. Zjarri në mëngjes u kufizua në fshatrat Santa dhe Megoula, por ka ende një front aktiv lart në Viglaturi dhe Apolysosi.

Zjarri ka djegur pyje dhe barishte dhe në vendngjarje po punojnë edhe  266 zjarrfikës, me 55 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore.


Video