Shpërthejnë ankesat ndaj “ALEAT”, kompanisë franceze “i bie sistemi”

24 July 2023, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthejnë ankesat ndaj “ALEAT”, kompanisë franceze

Ministria e Brendshme njoftoi se më 31 korrik të 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.

Në njoftim thuhej se prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Ndërkohë kuponët e kompanisë ALEAT që skadojnë me datë 26 korrik, aplikantët nuk i përdorin dot pasi në raportime të shumta nga qytetarët thuhet se ka rënë sistemi.

Pas skadencës më 26 korrik, shqiptarët do duhet që të blejnë kuponët e ri dhe në këtë mënyrë, kushdo që ka kuponë të vjetër do u shkojnë dëm dhe do duhet t’i riblejnë.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.


Video