Akuzoi shqiptarin dhe tha se e kishte abuzuar, vajza greke ndryshon dëshminë: Gënjeva se më vinte turp

2 August 2024, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzoi shqiptarin dhe tha se e kishte abuzuar, vajza greke ndryshon
Policia Greqi / Foto ilustruese

Një ngjarje me protagonist shqiptar, u bë temë debati në Greqi, por së fundi është zbardhur e vërteta.

15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga një 19-vjeçar shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj.

19-vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15-vjeçares se ajo kishte gënjyer.

15-vjeçarja ka treguar para gjykatës, por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.


Video