Akuzohet për korrupsion/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, ish-Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë lihet në burg

3 October 2023, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet për korrupsion/ Gjykata e Lartë rrëzon
Joana Duro

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Joana Duros, ish-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, të akuzuar për korrupsion.

Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë rekursin e bërë nga Duro, duke lënë të pandryshuar masën “arrest në burg” të dhënë ndaj saj nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm.

Masa “arrest në burg” nuk u ndryshua nga Gjykata e Lartë as për Laura Shteton, specialiste e nivelit të lartë, e akuzuar për të njëjtën çështje.

Sipas SPAK, përmes Shtetos, ish-zyrtarja Duro ka marrë një ryshfet prej 330 mijë lekësh nga administratori i një shoqërie, për favorizimin e saj në një tender supervizimi.

Disa ditë më parë, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatë çështjen, duke i marrë të pandehura dy ish-zyrtaret.

 


Video