SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.
Mësohet se falsifikoi 2 kontrata, mashtroi Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.
Për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit në Pukë, SPAK kalon për gjykim akuzën! Pranon gjykimin e shkurtuar
Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.