Aksident i rëndë në Vlorë / Motori përplaset me shtyllën, vdes 19-vjeçari, rëndë një pasagjeri

1 June 2025, 14:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Vlorë / Motori përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, një motor me dy të rinj ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën. Për pasojë ka ndërruar jetë një 19-vjeçar, ndërsa pasagjeri është në gjëndje të rëndë.

"Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit", njofton policia.


Video