Aksident tragjik në Tiranë/ Vdes pasagjeri 35-vjeçar, plagosen dy shoferët (EMRI)

2 February 2023, 09:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Tiranë/ Vdes pasagjeri 35-vjeçar, plagosen
Pamjet nga aksidenti

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E.M. me automjetin me drejtues shtetasin M.D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E.M., shtetasi Avni Gjuni, rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video