Aksident para shkollës në Çorovodë/ Makina përplas 8-vjeçarin, thyen njërën këmbë

25 October 2022, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident para shkollës në Çorovodë/ Makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur para oborrit të shkollës 9-vjeçare ‘Zylyftar Veleshnja’ në qytetin e Çorovodës.

Një fëmijë 8 vjeçar, i identifikuar si D.D., është përplasur nga makina që drejtohej nga Anuel Bregu sapo ka dalë nga dera e shkollës. Për pasojë, fëmija ka thyer njërën këmbë.

Policia rrugore po kryen veprimet. Ndërkohë fëmija ndodhet në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve ndodhet jasht rrezikut për jetën.


Video