‘Nuk e vrasim ne Sejdinin’, prindërit e Florian Lamçes: Dhëndrin e tij ishalla e heqin qafe Çapallarët (Video)

25 October 2022, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Nuk e vrasim ne Sejdinin’, prindërit e Florian Lamçes:
Vrasja e Florian Lamçes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje e ndodhur më 30 Korrik 2020 në qytetin e Elbasanit. Të dënuar për këtë ngjarje janë Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe Adriano Hajdari.

Të tre, shokë mes tyre, kanë qenë në një lokal në Elbasan duke konsumuar alkool 2 vite më parë, kur mes tyre nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Florian Lamçja. Në emisionin Uniko kanë folur prindërit e të ndjerit Florian Lamçja.

Nëna e Florian Lamçes: Sokol Sanxhaktari i ka bërë presion gocës së Qazim Sejdinit nga burgu duke i thënë se çfarë po bën baba yt, kur do më nxjerr nga burgu. Po më kalbet çuni, ngelën  fëmijët e tij jetim atë Sokol Sanxhaktarin e ishalla e vrasin të tjerët jo çunat e mi se ata nuk e vrasin.

Video e marrë nga emisioni Uniko:

Ato Çapallarët të gjithë ata që kanë hasmëri, Qazim Sejdini më ka sjell policinë ditën që më vdiq çuni dhe ata bënin kontrolle në banesë ne me arkivol brenda. Çunat e mi nuk ngatërrohen, ata kishin frikë se mos vrisnim Qazim Sejdinin nuk  e vrisnim ne ja kemi lënë në dorë shtetit./VoxNews


Video