Aksident në Shkodër/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin e njohur Nexho Shabanin!

1 February 2026, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër/ Po lëvizte me biçikletë, makina
Nexho Shabani

Një aksident është shënuar këtë të dielë në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informcioneve i lënduari është identifikuar si humoristi, Nexho Shabani. 

Ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 


Video