Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër aksident rrugor është shënuar në qytetin e Lushnjës, në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal.
Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një tentative parakalimi, pasi drejtuesit nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e pasojave të aksidentit