Aksident në Lezhë, humb jetën 19-vjeçari

30 April 2022, 13:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Lezhë, humb jetën 19-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lezhë.

Një mjet ka devijuar nga rruga duke përfunduar në kanal, e si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, i identifikuar si Armando Pacani, 19-vjeç.

Pasagjeri ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet gjendja e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video