Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku një këmbësor humbi jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.