A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë. 30-vjeçari A. Sh. ka humbur kontrollit e mjetit duke u përplasur me murrin.
Ai ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit, dhe ka ecur më tepër se 100 metra në drejtim të kundërt të rrugës. Bëhet e ditur se ai ka qenë duke u kthyer nga Bilishti.
Në momentin e përplasjes, 30-vjeçari banues në fshatin Zëmblak ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë përdorimi i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.