Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Sipas policisë, rreth orës 22:35, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit.