Aksident në aksin Elbasan-Peqin, autobusi përplaset me një automjet, raportohet për të lënduar

30 April 2025, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, autobusi përplaset me një
Pamje nga aksidenti

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes një autoveture dhe një autobusi.

Si pasojë e përplasjes, autovetura është dëmtuar pjesërisht, ndërsa autobusi ka dalë jashtë rruge.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca për të transportuar për trajtim mjekësor të dëmtuarit.

Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.


Video