Aksident i rëndë në Tiranë, makina kthehet përmbys te Unaza e Madhe (VIDEO)

6 April 2024, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Tiranë, makina kthehet përmbys te

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, në unazën lindore në afërsi të TEG-ut.

Siç shihet në videon e siguruar nga Vox News, një makinë tip Citroen me targa Aa028xp është përmbysur në rrugë. Dyshohet për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks.


Video