Itali, 48 persona në hetim për skemë mashtrimi bankar, në krye të celulës ishte një shqiptar (EMRI)

6 April 2024, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Itali, 48 persona në hetim për skemë mashtrimi bankar, në

Prokuroria e Napolit ka mbyllur hetimet për 48 persona, pjesë e tyre shqiparë, rumunë e italianë të cilët akuzohen për një skemë mashtrimi bankar dhe postar ndaj dhjetra qytetarëve të cilët panë që llogaritë e tyre rrjedhëse shterroheshin shumë lehtë.

Rezultojnë të paktën 50 raste mes 2016 dhe 2019. Skema e mashtrimit u zbulua pasi një sipërmarrje në Liguria bëri denoncimin në policinë e Genovas.

Hetimet e para,u përqendruan fillimisht në provincat e Caserta dhe Napolit, ku u zbulua baza operative të organizatës e cila ishte e ndarë në 4 ‘celula’ të lidhura mes njëra tjetrës

Sipas dosjes celula spanjolle drejtohej nga shqiptari Anton Pllumbi 34 vjeç, ajo në Villa Literno drejtohej nga italianët Michele Pepe e Raffaele Squillante, ndërsa celula në Castel Volturno drejtohej nga Carmine Costanzo, Rosalia De Bello dhe Francesco Ruggiero; dhe celula Marcianise, e drejtuar nga të dyshuarit Giacomo, Mario dhe Pierluigi Clarelli, Michele Comando dhe Raffaele Palmiero.

Në secilin grup, drejtuesit ishin përgjegjës për gjetjen e drejtuesve të kompanive telefonike dhe të cilët do të vidhnin llogaritë bankare viktimave  

Ndaj tyre rëndon akuza e pastrimit të parave, mashtrim kompjuterik, falsifikim të gjurmëve të gishtave apo certifikata. /ANSA


Video