Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një person ka ndërruar jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në “bypass”-in e Vlorës, ku një makinë fuoristradë është përplasur me një kamion.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa fuoristrada është përmbysur në mes të rrugës.
Edhe gjendja e të plagosurit raportohet se është kritike. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.