Tentoi të shkonte në Itali me dokumente false, procedohet 32-vjeçari nga Nigeria

12 June 2024, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të shkonte në Itali me dokumente false, procedohet
Dokumentet e nigerianit

Një 32-vjeçar nga Nigeria është proceduar penalisht, pasi është kapur në portin e Vlorës duke tentuar të udhëtojë drejt Italisë me dokumente false.

“32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar”, bën me dije policia e Vlorës.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditet 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.  

Procedohet penalisht shtetasi nigerian që tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokument identifikimi italian të falsifikuar.        

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Në vijm të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin:   

O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.

32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar. 

Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Video