Aksident i rëndë në Britani, humb jetën i riu shqiptar

7 June 2024, 22:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Britani, humb jetën i riu shqiptar
Viktima Robert Morina

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Gravel Hill të Britanisë së Madhe, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Robert Morina, 24-vjeç, ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip "Audi A3", kur u përfshi në aksident.

Autoritetet thanë se makina u përmbys në rrugë, ndërsa i riu shqiptar ndërroi jetë në vendngjarje.

24-vjeçari, i cili punonte si hidraulik kishte marrë lëndime të rënda në kokë. Shkaqet e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar.


Video