Dyshohet se është vetëvrarë, familjarët gjejnë pa shenja jete 40-vjeçarin në Shkodër (Emri)

7 June 2024, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se është vetëvrarë, familjarët gjejnë pa
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Shkodër.

Mësohet se viktima është shtetasi Rene Kiri, ndërsa sipas policisë, dyshohet për vetëvarje.

"Rreth orës 18:45, në lagjen "Skënderbeg", është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia e Shkodrës.


Video