Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me mjetin bujqësor, një i plagosur rëndë

22 July 2026, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, 22 korrik, në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Çermës.

Në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke shkaktuar dëmtime të rënda te drejtuesi i këtij të fundit.

I plagosuri është një 50-vjeçar, banues në Çermë. Ai ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Lushnjës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video