Aksident fatal në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari

16 November 2023, 21:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, në Kavajë.

Sipas policisë shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti ka humbur jetën shoferi 28-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Video