56-vjeçari nga Lushnja “shtirej” si vajzë e re dhe kërkonte foto intime në rrjete sociale

1 March 2025, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
56-vjeçari nga Lushnja “shtirej” si vajzë e re dhe
Foto ilustruese

Policia ka shpallur në kërkim një 56-vjeçar nga Lushnja. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se ai ka hapur një adresë në rrjetet sociale në emër të një 26-vjeçareje.

Duke u “shtirur” si kjo e fundit, komunikon me persona të ndryshëm dhe u kërkon foto intime.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 56 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.


Video