Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Rastet e reja janë në këto bashki: 18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.
Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.