Zhduket vajza 18-vjeçare në Tiranë, e ëma kallëzon rastin në polici

24 April 2022, 15:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zhduket vajza 18-vjeçare në Tiranë, e ëma kallëzon

Një 18-vjeçare në Tiranë është zhdukur. Mamaja e saj, një 48-vjeçare ka kallëzuar rastin në polici ditën e shtunë ku ka thënë se vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu thonë se po punojnë për gjetjen e të resë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video