28 shoferë të arrestuar dhe 253 leje drejtimi të pezulluara dhe 6 automjete të bllokuara është bilanci i Policisë Rrugore të Tiranës për javën që shkoi.
Po ashtu janë goditur edhe dy raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
Policia njofton se 4 shoferë janë prangosur për shkak se drejtonin automjetet nën efektin e drogave, ndërsa 24 të tjerë për shkak se drejtonin automjetet në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Njoftimi i plotë:
Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.
• 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
•24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
•253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.