19 vjeçari u gjet i plagosur me thikë, zbardhet ngjarja e ndodhur në Tiranë

21 February 2023, 22:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
19 vjeçari u gjet i plagosur me thikë, zbardhet ngjarja e ndodhur
Ilustrim

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa fëmijëve të moshës 10-15 vjeç. Fillimisht ata kanë nisur një debat për motive banale dhe më pas ka agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës.

I plagosuri ka marrë dëmtime në kurriz dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin e autorit por edhe personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje


Video