"14 Maji"/ 5500 policë zbarkojnë në terren për garantimin e procesit të votimit, të trajnuarit nga OSBE do të vendosen pranë QV e KZAZ-ve

10 May 2023, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"14 Maji"/ 5500 policë zbarkojnë në terren për
Foto ilustruese

Policia e Shtetit do të angazhojë 5500 efektivë për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të rregullt zgjedhor në zgjedhjet lokale që do të mabhen të dielën, më 14 maj.

Mësohet se përgjatë tre muajve të fundit, afro shtatë mijë punonjës janë trajnuar nga OSBE në bashkëpunim me KQZ, për sigurinë e zgjedhjeve vendore.

Bëhet me dije se një pjesë e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të qendrave të votimit bëhet për raste emergjente ose në tëë kundërt vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave.  Në këto ambiente kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, të cilat janë transportuar pa asnjë problematikë.


Video