6 aksidente të shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë? Karamuço: Akt çnjerëzor, po shtohen të vdekurit

10 May 2023, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
6 aksidente të shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë?
Ervin Karamuço

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka reaguar në lidhje me 6 aksidentet automobilistike të regjistruara në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, ku humbi jetën dhe një shtetase gjermane dhe dyshohet se janë shkaktuar nga hedhja e vajit në rrugë nga firmat e karrotrecave.

Në një postim në rrjetet sociale, Karamuço e konsideron si akt çnjerëzor, teksa thotë se ky krim ende nuk është konfirmuar nga Policia. Ai shton më tej se hedhja e vajit në disa akse rrugore po krijon aksidente, të vdekur dhe panik publik.

"Kam 5 vjet që dëgjoj për akte çnjerëzore ende të pakonfirmuara nga policia, por që vazhdojnë të shtojnë radhët e dëshmitarëve dhe viktimave. 

Hedhja e vajit, naftës dhe lëndëve të tjera viskoze të padukshme në disa akse rrugore po krijon aksidente, të vdekur dhe panik publik." shkruan Karamuço.


Video