Krim horror, nëna shqiptare dhunon për vdekje fëmijën e saj 2 vjeç

14 June 2022, 20:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krim horror, nëna shqiptare dhunon për vdekje fëmijën e saj
Policia Spanjolle

Një 32-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia spanjolle, pasika dhunuar për vdekje fëmijën e saj rreth 2 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e vogël të Alicante, Bigastro, të shtunën e 11 qershorit.

Mediat spanjolle raportojnë se nga hetimet është zbuluar se fëmija ka pasur një “vdekje të dhunshme”, ndërkohë që ka përfunduar në spital vëllai binjak i viktimës, i cili kishte plagë të ngjashme me ato viktimës në të gjithë trupin. Ka qenë vetë gruaja shqiptare, e cila ka thirrur shërbimet e urgjencës, duke kërkuar një ambulancë që t’i vinte në ndihmë djalit të saj, i cili në ato momente ka qenë pa ndenja, për shkak të një goditjeje të fortë.

Për të feshur ngjarjen ajo ka deklaruar se dëmtimet tek fëmijët binjakë ishin shkaktuar aksidentalisht teksa luante.

Me të mbërritur në shtëpinë e shqiptares, shërbimi i urgjencës ka vërtetuar vdekjen e vogëlushit, për shkak të arrestit kardiorespirator. Pikërisht në atë moment ata kanë pikasur në shtëpi edhe vëllanë binjak të viktimës, i cili si 2-vjeçari i ndjerë, kishte disa mavijosje, që tregonin për keqtrajtim nga e ëma, që ishte e vetmja bashkëjetuese në banesë.

Për të vërtetuar ngjarjen horror, viktima është dërguar në spitalin e Alicante-s, ku i janë kryer analizat radiodiagnostike, që vërtetuan se për shkak të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht fraktura, nuk bëhej fjalë për ngjarje aksidentale, por për vrasje.

Sipas mediave spanjolle, pas vrasjes së vogëlushit të saj e reja shqiptare ka tentuar të vrasë veten.


Video